Meryem Uzerli u akuzua për operacione të shumta plastike. Fansat madje e kanë kritikuar për një kohë të gjatë, ndaj ajo ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrjet estetike. Këtë herë ka bërë një tjetër ndryshim dhe për një arsye të veçantë.
E kemi parë flokëkuqe, bionde, brune por tani flokët e Uzerli janë plotësisht të zeza. Aktorja e njohur ka lyer flokët e saj për filmin ‘Kovan’.
Edhe pse ky do të jetë imazhi i saj në një rol, fansat nuk e kanë aprovuar. Komentet se Meryem nuk i shkon look-i i ri ishin të shumta. Po ju si ju duket ky ndryshim?