Aktorja turke Meryem Uzerli është paraqitur në festivalin e Kanës. E njohur për pjesëmarrjen e saj në shumë filma dhe seriale, Uzerli ka fituar popullaritet të gjërë kudo ku këto filma janë shfaqur. Megjithatë, ka patur dhe nga ata që kanë pyetur se cila është kjo aktore. Zërat e të gjithë atyre që nuk e njihnin aktoren nuk kanë mbetur pa u dëgjuar nga shtypi turk i cili nuk e ka pritur mirë një koment të tillë.
Sulltanesha Hyrem apo roli si Selin në “Mbretëresha e natës” e bënë Meryem Uzerli të famshme përtej Turqisë, por duket se jo të gjithë kanë dëgjuar për këto seriale.
Duhet të themi se kjo në fakt nuk përbën një problem, fakti që aktorja turke parakalon në Kanë flet shumë!