Meryem Uzerli është një nga aktoret më të njohura turke. Atë e kemi njohur si Hyrem tek Sulltani i madhërishëm apo si Selin nga Mbretëresha e natës. Edhe pse mendohet se jeta e yjeve të ekranit është plot shkëlqim, në të vërtetë nuk ndodh kështu. Një moment të tillë ka rrëfyer edhe vet aktorja. Ajo sapo ishte ndarë nga i dashuri i saj i cili i kërkonte të abortonte fëmijën.
“Një natë, pasi kisha marrë një çmim të rëndësishëm, tentova të vras veten. Shkova në dhomën e hotelit, e hodha statujën e çmimit dhe e shkatërrova. Isha çmendur dhe preva damarët, kishte gjak kudo. Doja të hidhesha nga ballkoni sepse vetëm kështu do shpëtoja. Doja të zhdukesha, e shihja shpëtimin tek vdekja”, është shprehur aktorja.”
Megjithatë Meryem vendosi ta mbajë fëmijën dhe sot është një mama e një vajze me emrin Lara të cilës i është përkushtuar shumë.