Meryem Uzerli u zgjodh si imazh zyrtar i një kompanie aksesoresh dhe përfitimet nga kjo kontratë kanë qenë të majme. Aktores i kanë kaluar në llogari plot 1 milion lira turke ose ndryshe 197 mijë euro. Meryem ka vendosur që këto para t’i investojë në prona të paluajtshme me qëllim që fitimet të sigurohen dhe të mos pësojë asnjë humbje. Lara vogelushja e saj është ajo për të cilën Uzerli mendon. Vetë ylli turk ka theksuar se gjithçka e bën për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për të bijën.