Vogëlushja e aktorit të njohur të cilën e kemi parë në disa nga episodet e “Jetë”, Bülent Emrah Parlak është kthyer në një femomen në rrjetet sociale. Ajo është një nga bebet më të dashura nga i gjithë publiku.
Aktori Bülent Emrah Parlak dhe bashkëshortja e tij, Burcu Gönder u njohën para 8 vitesh në një program në Turqi. Çifti solli në jetë në vitin 2016 vajzën e vogël të quajtur Lisa.
Pamja mjaft e dashur e vogëlushes ka bërë që ajo të jetë mjaft e pëlqyer në fotot që i ati shpërndan në Instagram.
“Është një gëzim që unë zgjohem çdo ditë me aromën tënde” – shkruan ndër të tjera aktori.
Me dy prindër në fushën e kinemasë, ndoshta edhe e vogla Lisa do të ndjekë të njëjtat hapa.