Pavarërisht arritjeve të saj të karrierë, Hande Ercel nuk i ndahen lajmet për jetën e saj private. Pas ndarjes nga Ekin Mert Daymaz, mediet hamendësuan për një lidhje të saj me biznesmenin Mehmet Dincerler e më pas me këngëtarin Murat Dalkilic. Me këtë të fundit, aktorja e serialit “Jetë” u pa në një ditëlindje dhe menjëherë u shkrua se marrëdhënia e tyre ishte e konfirmuar.
I intervistuar nga Hello Magazine, biznesmeni Mehmet Dincerler ka folur më gjatë për marrëdhënien me aktoren.
“Për herë të parë rashë në dashuri në moshën 20 vjeçare dhe zgjati për rreth 6 vjet. Mund ta kem takuar ndoshta vetëm 5 herë. E kam dashur nga larg dhe e dija që nuk do të ishim bashkë, ishte e pamundur” – ka treguar Mehmet.
“Shpesh mediet e ekzagjerojnë dhe shkruajnë lajme të pavërteta. Nëse unë nuk jam i dashuruar me dikë, vendos të largohem. Unë dashurohem pas inteligjencës së një gruaje, qendrimit të saj pasi fiziku është diçka e përkohshme.”
I pyetur në lidhje me martesën, ai është shprehur: “Do doja të martohesha dhe të bëhem baba sa më shpejt.” – ka thënë 29 vjeçari.
Marrëdhënia e Mehmet dhe Hande Ercel nuk u finalizua në dashuri. Edhe pse të dy u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, asgjë nuk shkoi përtej kësaj. Dincerler ka vendosur të jetë larg aktores dhe ndoshta marrëdhënia e saj me këngëtarin Murat Dalkilic mund të ketë një fund të lumtur.