Ka hapur dyert edicioni i 33-të i Panairit në Kanë ku një interes i veçantë është shfaqur për serialin e realizuar nga FOX me protagonistë Hazal Kaya dhe Burak Deniz. Dy aktorët ishin ndër emrat më të komentuar dhe shumë gazetarë prisnin t’i intervistonin. Ky serial shënon një tjetër sukses në karrierën e aktorit Burak Deniz, pas interpretimin në serialin “Jetë” ku interpretonte së bashku me Hande Ercel.