Aktorja e njohur Hande Erçel nuk ka ngurruar të ndaje me fansat e saj, pasionet e saj më të reja. Konkretisht, bëhet fjalë për gjuhët e huaja ose më sakt anglishten dhe piktura. Teksa është duke promovuar projektin e saj më të ri, i cili do e rikthejë në ekran pas disa muajsh pauze, Hande i ka bërë një thirrje fansave për ta ndjekur dhe mbështetur atë. Por, në video aktorja fliste anglisht.Edhe pse më përpara ajo ka patur probleme me anglishten dhe madje është kritikuar për këtë gjë nga fansat, tashmë Hande e ka marrë më seriozisht se kurrë mësimin e gjuhës së huaj. Ajo ka angazhuar një profesor, me të cilin bën kurs disa ditë në javë për të perfeksionuar anglishten e saj.
Hobi i saj tjetër, siç e thamë është piktura. Aktorja ka realizuar mjaft piktura, të cilat momentalisht po i mban të fshehura nga sytë e publikut. Burime pranë saj, thonë se ndoshta do e bëjë publik pasionin e saj, duke bërë një ekspozitë, pasi ka mjaftueshëm piktura të realizuara për të mbushur një sallë. Përsa i përket përkushtimit të saj ndaj anglishtes, duket se Hande është duke u përgatitur të hedhë një hap tjetër në karrierën e saj, pse jo duke fituar ndonjë rol në një projekt ndërkombëtar.