Burak Deniz, ose ndryshe Murat nga seriali “Jetë” ishte prej 3 vitesh në një marrëdhënie dashurie me aktoren Busra Develi. Sipas medieve turke, çifti nuk është më në krahët e njëri-tjetrit. Këto dyshime lindën për shkak të aktores së njohur e cila i ka fshirë të gjitha fotot me partnerin e saj në instagram. Mendohet se prishja e lidhjes së tyre ka ardhur për shkak të xhelozisë së aktores, edhe pse asgjë më shumë se kaq nuk dihet.