Paparacët rendin pas Hande Ercel dhe Murat Dalkilic dhe ja se çfarë kanë zbuluar!

Jetë

handemureataa

Thashethemet nuk kanë fund në shtypin turk dhe shenjestra e javëve të fundit ka qenë çifti më ri. Paparazzet janë në aksion për të zbuluar çfarë bën Murat dhe Hande?! Para disa ditesh Murat është parë në shoqërinë e 3 vajzave. Ata kanë kaluar disa orë së bashku dhe më pas janë larguar nga dera e pasme ku edhe i kane shpëtuar aparatëve fotografike. Megjithatë hyrja mjafton për të bërë lajmin, dhe Murat Dalkilic e di këtë gjë. Vetë këngëtari ka sqaruar se po punon për albumin e tij të ri dhe i duhet të takojë njerëz në orë të ndryshme dhe të kalojë kohë me ta për t’u konsultuar dhe punuar në menyre sa më cilësore.
Murat pas ndarjes nga bashkëshortja e tij ka marrë emrin “tradhtar” dhe kjo nuk i pëlqen aspak. Ai ka shkruar statuse duke thënë ironikisht faleminderit por mirë do ishte ta vleresonin për punën e tij e jo për zgjedhjet në jetën private.