Pajtohen më në fund Hande Ercel dhe Murat Dalkilic?

Jetë

tringhandemurat

Ndarja e Hande Ercel dhe Murat Dalkilic, përflitet prej muajsh tashmë. Kjo, jo vetëm për faktin se çifti mendohej se do të martoheshin së shpejti, por kryesisht për reagimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit. Shpesh herë ka patur kunja, të drejtuara njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale, apo deklarata mospërfillëse.

5b6ab0fc61361f2fc89b6e8d

Megjithatë, tashmë duket se dy të rinjtë janë gati të hedhin pas të kaluarën. Kjo nuk do të thotë që do rikthehen bashkë, por minimalisht të kenë një marrëdhënie më të qetë. Duket se Hande dhe Murat janë ritakuar, pasi të dy kanë postuar foto nga i njejti ambjent. Ky, të paktën është hapi i parë, apo ajo çka u ka dhënë shpresë fansave se ndoshta një ditë ata do të rikthehen bashkë.