Njihuni me transformimet e Burak Deniz serial pas seriali

Jetë

burak eniz

Burak Deniz ka lindur më 17 shkurt 1991. Edhe pse në moshe të re, Burak ka shfaqur talentin e tij si aktor që në moshen 20 vjeçare, me rolin e Onur në serialin “Kolej gynlygy”. Që prej atij momenti, ai nuk ka bërë pushim. Çdo vit ka qenë pjesë e një projekti tjetër. Në vitin 2012 ishte pjesë e serialit “Sultan”, më pas te “Kacak” interpretim i cili është vlerësuar shumë nga publiku dhe kritika.
Me Burak Deniz publiku shqiptar është njohur në serialin “Mbretëresha e natës” ku interpretonte në rolin e Mert. Ai vërtetoi se dispononte aftësi shumë të mira aktrimi. Në të gjitha këto projekte, Burak ka qenë në rol dytësor. Vetëm një vit më parë, Burak zgjidhet si aktori protagonist i serialit “Jetë” i cili vjen nga e hëna në të premte në Tring. Sa i përket jetës private, ai është në një lidhje serioze që prej dy vitesh me aktoren Busra Develi. Bashkë janë njohur në serialin “Tatli Kycyk Yalancilar”.

Shihni në këtë galeri si ka ndryshuar imazhi i Burak serial pas seriali.