Një tjetër çift turk ribashkohet, pas disa muajsh ndarjeje!

Jetë

cift hande
Duket se kjo qënka periudha e ribashkimeve. Çiftet të cila janë përfolur për ndarjet e tyre për muaj me radhë, plot deklarata e aludime nga më të ndryshmet, janë duke lënë pas krahëve të kaluarën. Fillimisht mësuar për ribashkimin e Asli Enver dhe Murat Boz, ndërsa tani, çifti i radhës është Hande Erçel dhe Murat Dalkiliç. Dy të rinjtë, u ndanë përpara 3 muajsh dhe një nga shkaqet kryesore ka qenë fakti se Murat nuk i ka ndenjur pranë aq sa duhet partneres së tij, në periudhën kur ajo ishte duke u kujdesur për mamanë e saj të sëmurë.

hande ercel 082902MY

Hande dhe Murat, tashmë janë duke i lënë problemet e tyre mënjanë. Kjo, ndoshta edhe për faktin se Hande pas pauzës që mori nga jeta profesionale, për t’u kujdesur për mamanë, tashmë është më e qetë dhe ndihet gati të “rimarrë” jetën e saj në dorë. Mësohet se Murat ka vizituar para pak ditësh Hande dhe mamanë e saj në spital dhe më pas janë larguar të dy që aty. Jo vetëm kaq, por miqtë e tyre kanë thënë se çifti shumë shpejt do i rikthehen bashëkjetesës dhe pse jo, të presin bsë bashku festat e fundvitit në vilën ku bashkëjetonin deri para pak muajsh.