Nis sot në Tring seriali “Jetë” – Njihuni me personazhet kryesorë

Jetë

castjte

Nis sot në ekranin e Jolly HD në orën 20:00 dhe në orën 21:00 në 3Plus një serial shumë argëtues i cili do ju mbajë të mbërthyer para ekranit – “Jetë, Dashuria nuk do fjalë”. Ju prezantojmë më poshtë me personazhet kryesorë të këtij seriali.

hande ercel

Hande Ercel
Aktorja e bukur Hande Ereçel ka lindur në 1993 në Balikesir. Ajo është 23 vjeç dhe vazhdon studimet në universitetin “Mimar Sinan” Hande është e suksesshme edhe në televizion. Ajo thotë se suksesi i saj vjen dhe nga bukuria dhe nga edukimi. Në fillim ajo u shfaq në rolin e Selenës në filmin “Pema e Jetës” dhe për herë të fundit e kemi parë në rolin e Selinit në filmin “Vajzat e Diellit”.

Në serialin “Jetë” ajo interpreton në rolin e Hajat. Hajat Giresun është një vajzë e bukur e lindur në Stamboll dhe jeton bashkë me dy shoqe. Ajo hyri në punë në një kompaninë “Sarëlmaz” si asistente ekzekutive në vend të një vajze tjetër.

burak deniz

Burak Deniz

Ka luajtur rolin e Toprakut në filmin “Gënjeshtra të vogla dhe të ëmbla”. Burak Deniz ka lindur në Stamboll në 1989 dhe është 27 vjeç. Burak interpreton në rolin e Murat.
Ai është djali i familjes Sarsilmaz. Bashkë me vëllanë e tij luftojnë për të marrë drejtimin e kompanisë.

oguxhan karbi

Oğuzhan Karbi

Është aktor shumë i ri. Doruku është roli i parë që luan në filmin ” Jetë “. Ai është gjysmë vëllai i Murat Sarilmazit. Aksioneri tjetër i kompanisë. Ai është indiferent ndaj biznesit. Murati me babain jetojnë të ndarë nga nëna.

Onur Seyit Yaran

Onur Seyit Yaran
Onuri është modeli më i mirë në Turqi në vitin 2015. Ai ka lindur në Stamboll në 1994. Është 1.74 cm dhe peshon 78 kg. Ai është diplomuar në Akademinë e Sporteve në Univesitetin Haliç. Kontrata e parë si aktor është me Bi Yapim për serialin “Jetë”.

Tugce KARABACAK

Tuğçe Karabacak

Didemi është një vajzë që është e dashurar me Muratin. Për më tepër që është modelja kryesore e kompanisë Sarilmaz.