Në serial, tre shoqe për tu patur zili – Ç’ka ndodhur jashtë kamerave mes tre aktoreve?

Jetë

merve çağıran

Ajo njihet si Ipek në serialin “Jetë”, por emri i vërtetë i kësaj aktore është Merve Çağıran. Ajo ka lindur në 1 Janar të vitit 1992 në Balıkesir dhe aktualisht është 25 vjeç. Karriera e saj ka nisur që në vitin 2010 dhe prej atëherë ka qenë aktive në shumë filma dhe seriale. Roli më i spikatur mbetet ai i Ipek në “Jetë”.

merve çağıran1

“Edhe jashtë sheshit të xhirimit, ruajmë një miqësi shumë të bukur. Hande Ercel ose siç njihet në serial Hayat, është shumë energjike ndërsa Ozcan Tekdemir e cila luan në rolin e Asli, është gjithmonë shumë komike. Ajo na tregon gjithmonë histori për të qeshur, bën shumë shaka. Edhe pse nuk kemi shumë kohë për shkak të angazhimit në punë, përpiqemi të takohemi me njëra – tjetrën.” – ka thënë aktorja për dy vajzat e tjera.

802412jpg