Aktorja e njohur e serialit “Jetë”, Hande Ercel ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën e saj. Kështu, ajo ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me menaxherin aktual për të nënshkruar një kontratë me një tjetër. Hande Ercel është një nga aktoret më të kërkuara në Turqi. Së fundmi, ajo mbylli xhirimet e serialit “Perla e zezë” ku interpreton krah Tolgahan Saysman. Shpresojmë që vendimi i marrë nga aktorja të jetë një lëvizje e mirë në karrierën e saj, e cila deri tani ka rezultuar shumë e suksesshme.