Ndërhyrja e fundit estetike e Hande Ercel do ju habisë të gjithëve!

Jetë

handejaaa

Aktoret e njohura dhe personalitete të tjera të ekranit akuzohen shpesh për ndërhyrje plastike. Shumë prej tyre i mohojnë kategorikisht, e ndërsa disa të tjera i pranojnë pa problem. Së fundmi, akuza të tilla janë lidhur me aktoren Hande Ercel. Sipas shtypit turk, aktorja ka ndërhyrë në fytyrë dhe ka mbushur buzët. Sa e vërtetë është kjo? Ende nuk e dimë, por bashkohemi me të gjithë ata fansa të cilët janë çuditur nga ky lajm. Hande është vërtet shumë e bukur dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje të tilla. Të tjera vajza të njohura të showbizit turk të cilat kanë bërë ndërhyrje në buzë janë Ebru Gundes, Hadise, Meryem Uzerli etj. Hande Ercel është bërë e njohur për publikun shqiptar nga serialit “Jetë” dhe “Perla e zezë”, transmetuar në ekranin e Tring.

Lexo gjithashtu: Kadir Dogulu nuk njihet më:Çfarë ka bërë aktori?