U përfol shumë gjatë në media për aktoren e serialit “Jetë”, Hande Ercel dhe këngëtarin Murat Dalkilic por tashmë nuk ka më dyshime. Në një intervistë, Murat i cili sapo është divorcuar nga aktorja Merve Bolugur pranoi lidhjen. Ai madje falenderoi median e cila publikoi e para fotot e tyre së bashku.
“I falenderoj ata, në të vërtetë më ndihmuan” – ka thënë Murat. Këtë deklaratë shtypi turk e ka interpretuar si një përgjigje pozitive.