Fotografia e mësipërme është një nga fotografitë e postuara në profilin e aktores Hande Ercel. Në pamje të parë, çdo gjë është në rregull: Hande po mban në dorë buqetën që ka marrë dhuratë dhe duket shumë e qeshur. Megjithatë, kjo foto ka qarkulluar në të gjithë mediet në Turqi dhe është shoqëruar me kritika të forta ndaj aktorës. E gjitha kjo për shkak të qerpikëve shumë të gjatë.
Sipas gecce.com, “qerpikët po arrijnë flokët” e kjo e bën aktoren të duket aspak natyrale.
“Duhet të ruajmë origjinalitetin tonë e të tregojmë se duhet të jemi sa më natyralë” – shkruan portali turk.
“Nëse e krahasojmë me foton më lart, ndryshimi është i dukshëm” – shkruhet në vazhdim të lajmit.
Duke qenë se Ercel ndiqet nga mijëra vajza të reja që e shohin si idhull, aktores i kërkohet më shumë kujdes në atë ç’ka përcjell tek publiku.