Duket si e pabesueshme por është e vërtetë: Marka, imazh i së cilës është Hande Ercel, ka marrë masa për të ndaluar shoqërimin e aktores me biznesmenin Mehmet Dincerler. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur ajo ishte në krahët e Ekin Mert Daymaz. Ercel është vënë para dy zgjedhjesh, asaj mes dashurisë dhe punës.
Megjithatë, ajo ka zgjedhur të respektojë vendimin e marrë nga kompania e veshjeve për të mos u shfaqur në publik me të dashurin e saj. Sipas haberturk, aktorja ka marrë një shumë prej 800 mijë lira turke për të qenë imazh i kompanisë. Tashmë, ajo duhet të tregohet e kujdesshme dhe e rezervuar në publik. Nëse ndodh e kundërta, kjo mund t’i kushtojë shumë aktores pasi mund të gjobitet me 250 mijë lira turke.
Rreth këtyre kushteve të vendosura ndaj jetës së saj private, 23 vjeçarja është shprehur: “Ka qenë shumë e vështirë të arrija deri këtu”.
I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me aktoren e njohur si Hajat, biznesmeni Dincerler ka thënë se lidhja e tyre është e bukur. “Kur të vi momenti do të na shihni bashkë” – kanë qenë fjalët e tij.
Hande Ercel u bë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet serialit “Jetë” të transmetuar në Tring.