Busra Develi ka blerë një shtëpi tjetër dhe është zhvendosur nga banesa e saj e mëparshme. E gjitha kjo për të shmangur ish të dashurin e saj, aktorin Burak Deniz.
Çifti ishte bashkë për më shumë se 3 vjet po i dhanë fund lidhjes së tyre një muaj më parë. Edhe pse u përpoqën për të rikthyer lidhjen e tyre si më parë, duket se nuk ja dolën. Në media janë shprehur se janë miq, por nuk mund ta themi me siguri këtë, për aq kohë sa Busra bleu një shtëpi të re për të qenë sa më larg aktorit të “Jetë”.