Hande Ercel nuk vjen në ekran vetëm nëpërmjet serialeve por edhe nëpërmjet…

Jetë

handedefac

Aktorja e mirënjohur Hande Ercel është kthyer në imazh për shumë marka të njohura. Projekti i saj i fundit i kësaj natyre lidhet me një markë veshjesh për të cilën Hande ka prezantuar një koleksion special. Në reklamë, shohim aktoren e njohur në gjashtë skena të ndryshme ku tërheq vëmendjen me bukurinë dhe lirshmërinë e saj. Hande ka pozuar gjithashtu në kuadër të këtij projekti për fotografin e famshëm turk Tamer Yilmaz.

Ndër të tjera projekte të Ercel përmendim serialin “Siyah Inci” në të cilin ajo interpreton në krah të Tolgahan Sayisman. Ky serial është ende duke u xhiruar.