Aktorja Hande Ercel u bë e famshme në Shqipëri si Hayat nga seriali “Jetë” i cili po transmeton episodet e tij të fundit në Tring. Edhe pse shumë e re në moshë, aktualisht Hande është ndër aktoret më të kërkuara në Turqi. Megjithatë, ajo nuk është e vetmja në familje. Edhe motra e saj, Gamze Ercel po përfshihet në botën e kinemasë.
Gamze Ercel ka lindur në 1992 në Balikesir dhe ka studiuar për fashion design. Ajo ka punuar si këshilluese mode dhe stiliste. Megjithatë, fama që ajo mori në rrjete sociale bëri që prodhuesit e filmave ta shihnin si një aktore të mundshme. Aktualisht, Gamze numëron rreth 443 mijë ndjekës.
Roli i saj i parë është në serialin “Umuda Kelepce Vurulamaz”.
Lexo gjithashtu: Ja cili është aktori turk i cili e fitoi rolin e tij të parë për shkak të Instagramit