Hande Ercel është një nga aktoret më të dashura për publikun. Me të jemi njohur në serialin “Jetë” i cili është transmetuar në Tring. Edhe pse një aktore shumë e bukur, Hande është kritikuar shpesh për pamjen e saj. Muaj më parë shkruhet se aktorja kishte shtuar në peshë. Duket se Hande i ka dëgjuar këto lajme pasi menjëherë ka nisur dietën dhe është ushtruar fizikisht. Madje, sekretin e saj ajo e ka ndarë edhe me fansat. “Përzierja magjike” për aktoren ka qenë kombinimi i disa perimeve në dietën e saj si spinaqi, limoni, kastraveci, si dhe mollët jeshile. Gjithashtu, ajo ka thënë se gjatë kësaj kohë ka konsumuar shumë ujë!