Aktorja e talentuar Hande Ercel është diskutuar shumë në mediat turke, si për jetën e saj profesionale ashtu edhe për atë private. Ajo është ende duke xhiruar serialin “Perla e zezë” ku interpreton në krah të Tolgahan Saysiman.
Nga ana tjetër, lidhja me shokun e ish të dashurit të saj, biznesmenin Mehmet Dinçerler ka bërë që aktorja e njohur si Hayat nga “Jetë” të jetë në qendër të mediave.
Ajo është larguar bashkë me Mehmet drejt Pragës për të kaluar së bashku disa ditë sa më të qeta, larg kureshjes së fansave dhe gazetarëve. Fillimisht, ishte Hande ajo që ndau disa fotografi në instagramin e saj, më pas edhe Mehmet ku dallohej lehtësisht se të dy ata kishin qenë bashkë.
Së fundmi, është intervistuar nga gazetarët, ish i dashuri i Handes, Ekin Mert Daymaz të ciin e kemi njohur në serialin “Ëndërr luleshtrydhes”. Ai është shprehur për herë të parë në lidhje me dashurinë e re të aktores.
“Marrëdhënia ime me Hande ka përfunduar 6 muaj përpara. As me Mehmetin nuk flas. Megjithatë i uroj të dyve sa më shumë lumturi.”- ka përfunduar ai.
Nuk na mbetet gjë tjetër përveçse t’i urojmë edhe në aktores bukuroshe sa më shumë lumturi!