Diçka po ndodh me hande ercel. Me lëvizjen e saj të fundit mund të ngremë edhe dyshimin se aktorja I ka planifikuar të gjitha këto lëvizje. Besoj e keni të freskët në memorie lidhjen e saj me shokun e ngushtë të ish të dashurit, aktorit Ekin Mert Daymaz.
Por lidhja e Handese me Mehmet Dinceler përfundoi pas thashethemeve se ai dilte me vajza të tjera e ndoshta dhe shumë arsyeve të tjera që asnjëherë nuk u bënë publike.
Këtë herë na vjen një tjetër lajm. Edhe pse ka disa ditë që po zien si cështje, ne zgjodhem ta merrnim seriozisht atëherë kur të bëhej serioz si diskutim mediatik. Thuhet se HanDe Ercel ka nisur një lidhje me këngëtarin Murat Dalkilic, pra ish bashkëshortin e Merve Bolugur. Shumë personazhe të mpleksur bashkë. Interesantja e gjithë kësaj historie është se edhe Murat Dalkilic ka qenë mik I ngushte I Ekin Mert, ishit të Handese.
Tani Ekin nuk dëshiron të dëgjojë më asnjë fjalë në lidhje me dashurinë e tij te kaluar dhe tërë këto levizje qe aktorja po ben. Të jetë një hakmarrje e aktores apo është rastësi perzgjedhja e shokëve një e nga një të ish të dashurit?!