Aktorja e serialit “Jetë” këtë periudhë është fokusuar totalisht tek mamaja e saj. Ajo po kalon pjesën më të madhe të kohës në shtëpi me të, duke qenë se mamaja e saj ka probleme me shëndetin. Edhe më herët, Hande është tërhequr nga aktivitetet e saj të shpeshta, për t’u kujdesur për të.
Madje, fakti që Murat siç është aluduar më herët, nuk i ka qëndruar pranë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe të vështirë, ka qenë dhe një nga arsyet e ndarjes së çiftit. Menaxheri i aktores ka njoftuar se këtë periudhë, ajo nuk është e disponueshme për të realizuar asnjë projekt. Edhe pse Hande ka punësuar dikë që t’i shërbejë mamasë së saj 24 orë në ditë, ajo gjithsesi nuk do që të shkëputet prej saj dhe të jetë e pranishme në çdo moment.