
Burak Deniz, aktori i njohur i serialit “Jetë” do të xhirojë një tjetër film por kësaj herë në Bollywood. Gjigandi i prodhimit të filmit në Indi ka zgjedhur Burak si një nga aktorët kryesorë në projektin më të fundit që do të realizohet nga ta.

Xhirimet do të realizohen në Afrikën e Jugut, në Cape Town.

Në krah të Burak do të interpretojë aktorja e njohur Sunny Leone, e cila u bë e njohur fillimisht për shkak të filmave erotikë.

Sipas gecce.com, Deniz do të fitojë në total 2 milionë paund nga ky produksion.