Ata janë parë gjithnjë si një çift perfekt. Dy aktorët Busra Develi dhe Burak Deniz kanë dalluar gjithnjë për një marrëdhënie të bukur e pa zënka. Megjithatë, fshirja e disa fotografive nga ana e Busrës ngjalli shumë dyshime nëse çifti vazhdon të jetë bashkë apo jo. Ditën e djeshme, aktorja u fotografua në Sishane por shtangu kur pa paparacët. Ajo u largua menjëherë, disi në ankth, kur ata nisën pyetjet mbi Burak.