Hande Ercel, aktorja e njohur e serialit “Jetë” është mëse e lumtur në krah të partnerit të saj të ri, këngëtarit Murat Dalkilic. Çdo gjë mes tyre po shkon më së miri jo vetëm në planin personal por edhe në atë profesional. Sipas mediave turke, çifti do të vijë shumë shpejt me një projekt të ri në kinema. Për Handen kjo nuk është aspak një çudi pasi ky është profesioni i saj ndërsa për Murat kjo diçka e re, duke qenë se drejtimii tij është muzika. Sipas mediave në Turqi, çifti është shumë entuziast për këtë film dhe mezi presin të nisin punën për të.