Çfarë ndodhi me Hande Erçel? Aktorja thuajse nuk njihet…

Jetë

gghgh12hande
Siç dihet tashmë, aktorja e serialit “Jetë” është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë në jetën e saj.  Ndarja nga Murat Boz, sëmundja e mamasë së saj, e kanë bërë aktoren të “mbyllet” dhe të mos ushtrojë më asnjë aktivitet. Periudhën e fundit, ajo e ka kaluar vetëm duke i shërbyer nënës së saj, dhe kjo ishte edhe një nga arsyet që solli ndarjen nga Murat. Mirëpo, pavarësisht se të gjithë e kanë vlerësuar maksimalisht gjithçka që ajo po bën për mamanë e saj, fansat tashmë kanë filluar të shqetësohen për aktoren.

hande ercel 100147SS

Hande, jo vetëm që nuk ka asnjë projekt në horizont, sepse është shkëputur momentalisht nga puna, por ka ndryshuar goxha edhe në pamje. Ajo është dobësuar në mënyrë të dukshme dhe duket se e ka lënë veten totalisht pas dore.  Më herët, aktorja kritikohej se peshonte më tepër seç duhej, ndërsa tashmë është krejt e kundërta. Duke i shtuar edhe këto “kritika” problemeve të saj të kësaj periudhe, Hande duket se ka vendosur të shmangë çdo dalje publike dhe të qëndrojë sa më larg aparateve të paparacëve.