Askush nuk e priste: Çifti i njohur i jep një tjetër shans lidhjes së tyre?

Jetë

cidtubelssh
Aktori i njohur i serialit “Mbretëresha e Natës”, Burak Deniz, dhe aktorja Busra Develi kanë patur një marrëdhënie 3 vjeçare bashkë. Ata dukeshin mjaft të lumtur, por krejt papritur vendosën të ndaheshin. Pas ndarjes së bujshme, ka patur shumë deklarata indirekte nga ana e dy aktorëve dhe sigurisht shumë aludime rreth jetës së tyre private. Por, së fundmi, pas disa muajsh të ndarë, duket se Busra dhe Burak, kanë rigjetur gjuhën e përbashkët.

C4uZ8TOXUBY pr8

Ata janë parë në një kafene në Stamboll, ku sipas mediave turke kanë kaluar më tepër se dy orë duke biseduar bashkë. Në momentin që kanë parë paparacët t’iu afroheshin, Busra është larguar menjëherë nga lokali. Pas saj, është larguar edhe Burak i cili nuk e shmangu dot kontaktin me paparacët, por megjithatë nuk iu përgjigje asnjë pyetjeje të tyre rreth marrëdhënies së tij me Busrën.