Burak Deniz dhe Busra Develi kanë qenë së bashku në një lidhje 3 vjeçare por çifti u përfol para disa ditës se janë ndarë. Shkak për këtë u bë instagrami i aktores në të cilin nuk gjendeshin më fotot e mëparshme të çiftit.
Megjithatë, Deniz ka shkruar në Twitter në lidhje me këtë lajm.
“Miq që keni dëgjuar lajme për ne, ju them se e vërteta nuk është ajo. Merruni me diçka më të rëndësishme për ju” – ka thënë aktori duke përgënjeshtruar kështu lajmin e ndarjes.