Burak Deniz flet për ndarjen nga Busra Develi!

Jetë

busra burakkk
Burak Deniz, aktori i njohur i serialit “Mbretëresha e Natës”, duket se e ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Busra Develi. Ndryshe nga komedia romantike “Jetë”, në të cilin ai ka luajtur gjithashtu, ndarja e tyre duket se nuk paska lënë aspak vend për romancë. Së fundmi ai është shfaqur në ditëlindjen e Hazal Kaya, në një mbrëmje të mbushur me miq e personazhe të njohur.

17f3930a 9ce7 4103 bc7e c343b9560644

Dhe sigurisht, prezenca e tij u shoqërua së bashku me pyetje rreth jetës së tij private. Duket se të gjithë kanë dashur kaq shumë që lidhja e tyre të funksionojë, sa që Burak pyetet non stop për situatën aktuale mes tij dhe Busra. “E kemi deklaruar mbi 5 herë të dy, por duket sikur askush nuk e beson. Lidhjet fillojnë, zhvillohen dhe mund të mbarojnë. Kjo është diçka shumë normale që mund të ndodhë.Secili prej nesh vazhdon jetën e tij,” është shprehur aktori.