Çifti i njohur turk, kanë treguar se cili është ai “kusht” që i kanë vendosur njëri-tjetrit. Është e vetmja gjë e cila nuk do të ndryshojë ndonjëherë në marrëdhënien e tyre, pasi ndikon drejtpërdrejt në karrierat respektive.
Burak ka treguar se ata nuk shfaqen kurrë nëpër setet e njëri-tjetrit. Pra, nëse njëri prej tyre është duke xhiruar, atëherë partneri mundohet të mos shfaqet në set, për të mos i shkëputur përqëndrimin në atë çka po bën. Edhe pse historia e tyre e dashurisë ka lindur pikërisht gjatë xhirimeve në një set, aktorët turk kanë vendosur që kjo është mënyra më e mirë për të mos penguar njëri-tjetrin të japin maksimumin në punën e tyre.