Hande Erçel ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen që kishte zgjedhur për festivalin e njohur Coachella. Jo vetëm të pranishmit, por edhe ndjekësit e saj në rrjete sociale e kanë komentuar tejmase. Hande e cila është në një lidhje me Murat Dalkilic, sapo është kthyer nga SHBA-të, në Turqi.
Edhe pse mendohej se çifti kishin marrë disa ditë pushimi, në fakt ata nuk u panë asnjë moment bashkë. Edhe gjatë festivalit të famshëm, Hande dukej se ishte vetëm. Megjithatë, fansat kanë zbuluar se kjo ishte thjesht ajo çka çifti kanë dashur të zbulojnë nga pushimet e tyre pasi në realitet ata kanë qenë kudo bashkë por thjesht janë treguar të rezervuar.