Aktori i njohur i serialit “Jetë”, Oguzhan Karbi thuhet se është në një lidhje të re dashurie. Sipas gecce.com, ndërmjet atij dhe aktores Ozgu Kaya po lind një ndjenjë e bukur. Ata janë parë në disa evente së bashku, si dhe në ditëlindjet e miqve të përbashkët. Sipas medieve në Turqi, ata postojnë shpesh fotografi me njëri-tjetrin por nuk kanë konfirmuar asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Ozgu Kaya është vetëm 21 vjeç por një aktore premtuese për kinemanë turke. Roli i saj më i njohur është ai i Sibel në serialin “Adı Efsane”.
Edhe Oguzhan është një aktor i ri por që roli si Doruk në serialin “Jetë” i dha atij shumë famë të menjëhershme.