Hande Ercel është protagonistja e serialit “Jetë”. Ajo është e dashuruar me aktorin e njohur turk Ekin Mert Daymaz. Nese nuk ju kujtohet ky emër, me siguri ju kujtohet roli i tij në serialin “Ëndërr luleshtydhesh”. Ekin interpretonte në rolin Volkan Mazharoğlu.
Aktorja e bukur Hande Ereçel ka lindur në 1993 në Balikesir. Ajo është 23 vjeç dhe vazhdon studimet në universitetin “Mimar Sinan” Hande është e suksesshme edhe në televizion. Ajo thotë se suksesi i saj vjen dhe nga bukuria dhe nga edukimi. Në fillim ajo u shfaq në rolin e Selenës në filmin “Pema e Jetës” dhe për herë të fundit e kemi parë në rolin e Selinit në filmin “Vajzat e Diellit”.
Ekin Mert Daymaz është gjithashtu shumë i njohur në Turqi. Ai është shpallur ndër modelët më të mirë dhe që nga viti 2014 ka nisur karrierën si aktor duke interpretuar vetëm në role kryesore.
Hande dhe Ekin kanë së bashku më shumë se dy vite, edhe pse shpesh janë ndarë nga njëri tjetri. Ndër arsyet e ndarjes ka qenë edhe skenat e puthjes mes Hande Ercel dhe Burak Deniz në serialin “Jetë” i cili pritet të fillojë së shpejti në ekranin e Tring.