I lodhur apo sërish i dehur? / Përse Justin Timberlake u shfaq me ‘sy të përgjakur’ në koncert?

Gossip

Së fundmi është raportruar se Justin Timberlake ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sytë e skuqur! Disa javë më parë këngëtari dhe aktori është arrestuar teksa i jepte makinës në gjendje të dehur. Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari ishte i lodhur gjatë turneut të tij “Forget Tomorrow World Tour” në T-Mobile Arena muajin e kaluar, burime konfidenciale raportuan për prestigjozen TMZ se pamja e tillë e Timberlake u analizua më shumë  seç meritonte në rrjete sociale .

Burimi shpjegoi se ish-anëtari 43 vjeçar i “NYSNC”, duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse ndryshe do të rrezikonte shumë. Ai nuk dukej mirë dhe kjo u komentua edhe nga fansat që po ndiqnin nga afër koncertin.

Artisti i famshëm u ndalua nga policia në zonën Hamptons të Long Island. Një oficer policie që e ndaloi Timberlake para arrestimit të tij për ngasjen e makinës në gjendje të dehur, nuk e njohu yllin e popit përveçse prej zërit të tij.