Aktori i njohur Can Yaman duket se është në kulmin e karrierës së tij. Serialet si “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” apo “Puthje në errësirë” kanë bërë për vete fansat jo vetëm në Turqi por kudo në botë. Talenti dhe bukuria e aktorit të njohur ka tërhequr vëmendjen edhe të markes së njohur italiane Armani.
Për aktorin turk, kjo është vërtët një ofertë tunduese dhe mëse e mirëpritur. Edhe më parë Can, është bërë imazh i një kompanie veshjes dhe sipas gecce.com, shitjet e kësaj kompanie u rritën ndjeshëm që kur 29 vjeçari u bë imazhi zyrtar i saj.