Aktori i njohur i serialit “Pavarësisht dashurisë” dhe “Hëna e plotë”, mund të themi me bindje se është në kulmin e karrierës së tij. Can Yaman, preferohet nga çdo grup-moshë, për talentin e tij si aktor por sigurisht edhe për pamjen e jashtme. Shpesh herë aktori përflitet në media për romanca të mundshme me koleget e tij. Një ndër këto aludime, ka qenë lidhja e tij me Demet Ozdemir. Por, së fundmi, duket se Can ka tërhequr vëmendjen edhe të bukurosheve të huaja. Ish e dashura e futbollistit të Manchester City, njëkohësisht dhe Miss Ukraina, duket se i ka “vënë syrin” pikërisht aktorit turk.
Sipas fansave të tyre, por edhe mediave të ndryshme, Catherine Ramos po flirton hapur me Can duke i dërguar “sinjale” nëpërmjet rrjeteve sociale.Ajo e ndjek aktorin në çdo rrjet social dhe nuk ka ngurruar ta shprehë admirimin për të nëpër komente apo mesazhe. Nga ana tjetër, duket se Can ende nuk e ka vënë re këtë pëlqim, pasi duket se nuk e ndjek Miss-in në asnjë rrjet social.