Nëse mendoni se një aktor me këtë karrierë kaq të suksesshme ka axhendë të ngjeshur dhe nuk disponon kohë të lirë, gaboheni! Can arrrin të organizojë punën në mënyrë që të ketë kohë të lirë.
Në këtë pak kohë të lirë tijën, i pëlqen të lexojë libra ose të shkojë për peshkim. Janë dy aktivitete relaksuese që e bëjnë të harrojë çdo stres dhe rutinë. Normalisht që edhe palestra nuk neglizhohet pasi kjo është evidente nga format e tij trupore.
Një aktor kaq seksi normalisht kujdeset edhe për look-un. Ai ka një trup gati perfekt, të palestruar dhe mëse në formë. I pëlqejnë shumë aksesorët si syzet, varëset e gjata dhe evidente, unazat e shumta dhe të mëdha si edhe xhaketat e lëkurës.
Flokët e gjatë dhe mjekra i japin një pamje akoma edhe më burrërore. Eshtë buzëqeshja ajo që i jep ëmbëlsi portretit të tij dhe çmend të gjitha vajzat që e simpatizojnë.