Aktori i njohur i “Përralla e pafajësisë” vjen këtë herë në krah të një aktore shumë të talentuar. Së bashku me Leyla Lydia Tugutlu, ata janë protagonistët e “Hakmarrje e ëmbël”, një serial mjaft i suksesshëm.
Por cila është historia që fshihet pas këtij seriali?
Pelini, një vajzë e bukur dhe e dashuruar, vendos të martohet me djalin e ëndrrave, pa e ditur se ai do ta braktisë dhe do të zhduket pa lënë gjurmë.
E tronditur, ajo zbulon rastësisht se po e ndjek nga pas një mallkim për një faj të së shkuarës.
Sinani, një djalosh i sinqertë, është kthyer nga jashtë për të hapur restorantin e tij. Dikur ai e dashuronte marrëzisht, por ajo e poshtëroi. Ndërsa sot, ajo është e bindur se nuk mund ta gjejë lumturinë nëse ai nuk e fal për atë çka ka ndodhur vite më parë. Një gjë të vetme nuk e ka të qartë Pelini, se karuseli i kohës sjell me vete hakmarrjen dhe Sinani tanimë kërkon të tijën.
Në rolin e Pelin vjen Leyla Lydia Tugutlu. Ajo ka lindur më 29 tetor 1989. Babai i saj është me origjinë turke ndërsa mamaja gjermane. Në shkollën fillore mori leksione për piano dhe violinë ndërsa më pas filloi të punonte në një agjensi mode. Në vitin 2008, Leyla u shpall Miss Turqia dhe përfaqësoi këtë shtet në Miss Ëorld.
Është e njohur për interpretimet e saj në seriale si “Kirli Beyaz”, “Karadayi”, “Dashuri me Qira”, “Kizim” etj.
Furkan Andic ka lindur më 4 Prill 1990 në Turqi dhe njihet si aktor dhe model. Në vitin 2012 u diplomua në Yeditepe University ndërsa karriera e tij si aktor nisi që në vitin 2005 me serialin Kirgin Cicekler. Në vitin 2017, ai u bë pjesë e kastit të “Përralla e pafajësisë” në rolin e Savash, një serial të cilin e kemi ndjekur në ekranin e Tring. Andic njihet gjithashtu për rolet e tij në “Ask Emek Hayaller”, “Kacak Gelinler”, “Kirgin Cicekler” etj. Në serialin “Hakmarrje e ëmbël” vjen në rolin e Sinan.
«Hakmarrje e ëmbël» çdo të shtunë & të diel, ora 20:30 në 3Plus.