Aktorja e njohur nga seriali “Flakë pasioni” Burcu Biricik është kthyer në rivalen e drejtpërdrejtë të Asli Enver, aktores të serialit “Nusja nga Stambolli”. Të dyja vajzat, përveç serialeve të suksesshme, kanë bërë edhe reklama për kompani të ndryshme. Vitin e kaluar, Asli ka qenë imazhi i një kompanie veshjesh, një reklamë e cila rezultoi tepër fitimprurëse dhe e suksesshme për të. Por, duket se kompania këtë vit ka ndryshuar mendje përsa i përket Aslit dhe ka zgjedhur një tjetër aktore turke që t’i përfaqësojë. Këtë vit, imazhi i saj është zgjedhur Burcu Biricik.
Aktorja sapo ka përfunduar spotin kryesor dhe tashmë është duke zhvilluar sete të ndryshme fotosh. Kjo gjë, nuk i ka pëlqyer aspak Aslit. Për më tepër, në mediat turke flitet se Burcu po pagohet më tepër sesa u pagua Asli vitin e kaluar, pavarësisht se puna që të dyja aktoret do bëjnë për kompaninë është e njejtë. Duket se këtë vit, vëmendjen më të madhe të fansave e ka marrë Burcu dhe kjo ka ndezur rivalitetin mes dy aktoreve.