Defne Yazar është emri i vërtetë i vogëlushes së ëmbël e cila interpreton si Bahar në serialin “Flakë pasioni”. Ajo ka lindur më 30 shtator 2014 dhe kur ishte vetëm dy vjeçu bë pjesë e serialit të njohur ku interpreton së bashku me Burcu Biricik dhe Birkan Sokullu. Aktorja e vogël ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shikuesve të këtij seriali. Edhe pse vetëm 4 vjeç, ajo është një ndër fëmijët më të famshëm në Turqi dhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Me siguri, kur të rritet do të mund ta shohim në role protagoniste në produksionet turke!
Shihni sa është rritur vogëlushja e ëmbël e «Flakë pasioni»