Ka përfunduar në Tring një serial i cili u pëlqye shumë nga të gjithë teleshikuesit, “Flakë pasioni”. Në role kryesore erdhën dy aktorë që fituan menjëherë zemrat e publikut si Birkan Sokullu dhe Burcu Biricik. Ja si janë shprehur në një intervisëtë këta dy aktorë.
“Ky ka qenë një serial që kam punuar e rrethur me shumë dashuri dhe miqësi. Jam ndjerë si në një familje dhe nga Hylja si personazh kam mësuar shumë” – është shprehur Burcu Biricik.
Edhe për Birkan Sokullu, ky serial ka qenë i veçantë.
“I gjithë falenderimi im shkon për publikun i cili ka treguar shumë interes për këtë serial. Ata na kanë motivuar për të sjellë më të mirën tonë. Kerimi si personazh, më ka pëlqyer shumë. Ishte i vendosur, kishte kontroll në jetën e tij dhe merrte gjithnjë vendimet e duhura” – ka thënë Birkan Sokullu.