Birkan Sokullu është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të tij në serialin “Flakë pasioni”. Edhe pse për shkak të interpretimit të arrirë, ai duket se ka rënë në dashuri me Hyljan apo aktoren e quajtur Burcu Biricik, në jetën e tij është një tjetër vajzë e cila i ka rrëmbyer zemrën.
Birkan është në një marrëdhënie me aktoren Berrak Tuzunatac. Ajo është aktualisht 32 vjeç dhe numëron dhjetëra role në filma e seriale. Ajo njihet si Bade në serialin “Ezel” apo sulltanesha Mihrunisa në “Sulejmani i madhërishëm”. Seriali i fundit ku ajo ka interpretuar është “FiCiPi”.
Sipas planeve të çiftit, ata do të martoheshin këtë verë por asgjë nuk ndodhi. “Shumica e miqve të mijë janë baballarë tashmë. Do doja shumë ta provoja këtë ndjesi edhe unë” – u shpreh aktori.
Sokullu ka qenë më parë i martuar më një aktore shumë të njohur turke të cilën e shohim në serialet në Tring. Kliko këtu për më shumë!