E kemi njohur në ‘Flakë pasioni’, por a e dini ka ndryshuar Pelin Ozdekin ndër vite?

Flakë pasioni

oztekin

E kemi njohur në ‘Flakë pasioni’, por përpara se të bëhej aktorja që të gjithë simpatizuan gjatë serialit, ajo dukej shumë ndryshe. Vetë aktorja ka treguar për periudhën ku ka luftuar me mbipeshën. Ajo vazhdonte të shtonte peshë, deri sa në një moment u detyrua të bënte ndërhyrje kirurgjikale. Pelin ka zbuluar se i është nënshtruar operacionit të ngushtimit të stomakut, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo mund të humbiste peshën e cila asokohe shkoi gati 100 kg.

pelin

Pasi bëri ndërhyrjen, aktorja ka vazhduar për plot 4 vite të humbiste peshë, për të patur kështu trupin që ajo dëshironte dhe që të gjithë kemi parë gjatë serialit. “Për mua ishte si të rilindja. Ishte një problem i madh i cili po ndikonte tepër edhe në shëndetin tim mendor. Fillova të shtoja peshë në adoleshencë dhe që prej asaj kohe nuk dita të ndaloja më. Deri sa vendosa të rimarr jetën time në dorë dhe t’i jepja fund kësaj gjëje,” është shprehur ajo.