Sibel Melek Arat ka lindur në Stamboll në 2009. Aktualisht, ajo ndjek shkollën fillore. Kur u shfaq për herë të parë në serialin “Lovebird-Trumcaku” ishte vetëm 4 vjeç.
Ajo mori pjesë në një tjetër serial në vitin 2014 ndërsa në vitin 2017 interpretoi rolin e Hyljasë kur ishte e vogël në serialin “Flakë pasioni”.
Është ende shumë e vogël por vogëlushja është vërtet e talentuar dhe i ka interpretuar më së miri rolet e saj.
Në jetën e përditshme, Sibel është shumë e qetë, e sjellshme dhe shpesh e turpshme, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në ekran.
Në një intervistë, vogëlushja është shprehur se i do shumë kafshët dhe se kur të rritet dëshiron të bëhet veterinere.
Dy prindërit e aktores së vogël janë plotësisht jashtë fushës së aktrimit por vajza e tyre duket që do të jetë në yll në të ardhmen.