Ka lindur më 4 Maj 1989 në Elmali. Ajo u përzgjodh mbretëresha e Mesdheut në vitin 2006 në konkursin e zhvilluar në Antalja. Burxhu ka marrë pjesë në festivalet e teatrit dhe pasi ka marrë çmim, ajo vendosi të marrë një edukim profesional në këtë fushë. Krahas degës së arkeologjisë, filloi studimet për aktrim. Birixhik e filloi karrierën e saj duke marrë pjesë si stazhiere në teatrin e bashkisë së Bornovës. Ajo ka marrë role të ndryshme në pjesët teatrale si “Një e dyta”, “Vizita e gruas së moshuar”, “Mbyll sytë dhe bëj detyrën”. Ajo ka dalë në televizor për herë të parë në vitin 2007 duke marrë pjesë në telenovelën “Meshkujt” në të cilën ka pasur një rol dytësor. Më pas ka marrë pjesë në një film të shkurtër të quajtur “Koha e tokës”. Birixhik konkurroi në “Kanal D” për të fituar rolin e vajzës Artiz Mektebi. Konkursin e kaloi me sukses dhe mori rol kryesor bashkë me Alixhan Ajtekin. Më pas ka marrë role dytësore në seriale si “Shekulli madhështor”, “Brisku i përsosur”, në vitin 2012. Ka luajtur rolin e Derjas në telenovelën “Vëllezër armiq”. Aktorja ka luajtur në telenovelën “Kështu më dashuro” ka pasur rolin e një vajze me emrin Seda. Gjithashtu ka luajtur edhe në shumë reklama të markave të ndryshme. Birixhik ka marrë rol në “Çështje nderi” ku ka qenë vajza me emrin Kybra. Burxhu Birixhik u martua me Emre Jetkin në vitin 2016.